Google search engine
Home Ekonomi Zbardhet skema, ja si mashtroheshin romët përmes kredive të Fondit Besa

Zbardhet skema, ja si mashtroheshin romët përmes kredive të Fondit Besa

0
632

Subjektet jo bankare që merren me dhënie huash me interesa shumë të larta kanë pushtuar vendin. Kompani pa emër japin mikrokredi me një kartë identiteti, ndërkohë që interesat shkojnë mbi 18%. Por këto kompani jo të gjitha operojnë sipas rregullave, pasi mashtrimet e qytetarëve janë të shumtë. Rasti më i freskët është ai i Fondit Besa. Në këtë fondacion u grabitën 3.7 milionë euro nga disa prej punonjësve. Por sigurisht që përgjegjësi në këtë mes është guvernatori pa mandat, Gent Sejko. Është detyra e Bankës së Shqipërisë që të kontrollojë institucionet bankare e jo bankare në vend, në mënyrë që të mos abuzojnë me klientët. Deri më tani Banka e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë reagim për këtë çështje, sikundër hesht dhe për skandalin e “Veneto Banka”. Përveç kësaj, gazeta ka mësuar se gjatë 4 viteve të Sejkos në krye të BSH janë, licencuar plot 12 institucione jo bankare, shumica pa emër. Sejko u emërua zyrtarisht guvernator në shkurt 2016. Një muaj më pas ka dhënë licencën e parë për një institucion të tillë. Më pas ka vijuar nga muaji në muaj e viti në vit. Pra, nëse hyjmë në faqen e Bankës së Shqipërisë janë mbi 30 institucione jo bankare në vend që merren kryesisht me kredidhënie. Pra, dikur ishte Fullani ai që përdorte manovra për të ndihmuar institucionet jo bankare, ndërsa tani është Gent Sejko, i cili fshihet pas gjithçkaje.

Mashtrimi i romëve

Dje kanë dalë në dritë të tjera detaje nga mashtrimi i Fondit Besa. Mashtrimi me kreditë fiktive, ka prekur kryesisht komunitetin rom dhe egjiptian. Në zonën e Shkozës dhe Lanabregasit janë rreth 140 familje që në padijeni se ky ishte mashtrim, kanë aplikuar për kredi. Sipas tyre, përfaqësues të Fondit u kanë kërkuar të dhënat e identitetit e u kanë dhënë para, duke ju thënë se nuk do ktheni asnjë qindarkë mbrapa. Të dhënat e tyre ata i kanë përdorur për të mashtruar me shumën e kredive.

Krijimi i Fondit Besa

Në fillim të vitit 1999 George Soros krijoi Fondacionin Besa, i cili do të operonte si një entitet juridik që vepron si organizatorë joqeveritare, jo politike dhe jo fitimprurëse, në përputhje me legjislacionin shqiptar. Fondacioni “BESA” filloi aktivitetin e tij në maj 1999 me V.K.M, Nr.207 datë 28.04.1999 kur projekti i MikrokredisëUrbane (filluar që prej vitit 1994) u transferua tek Fondacioni “BESA” me themelues Fondacionin “SOROS”. Ky fondacion ka operuar si një institucion kredidhënës, duke shpërndarë kredi në biznese të ndryshme, të cilat kanë marrë me përqindje të lartë kredi nga ky fondacion, i cili kushtin kryesor në nenin 4 të statutit të tij ka qëllim jofitimprurës. Në fakt fitimi vjetor i këtij fondacioni në fillimet e veta ishte 24 për qind për çdo kredi. Por ky fondacion u kthye më pas në fond dhe kjo falë ish-guvernatorit Ardian Fullani. Lincecimi i fondit është bërë në mënyrë shumë mistike. Fillimisht BSH deklaroi se fondi

“Besa” ka aplikuar, por nuk ka marrë licencë dhe befas njoftoi licencimin, ndërkohë që në atë datë nuk kishte asnjë mbledhje të Këshillit Mbikëqyrës. Përveç kësaj, Fullani ishte dhe në konflikt interesi, pasi gruaja e tij Arjana Fullani ka qenë nga viti 2005 deri ditën që u bë anëtare e Gjykatës së Lartë, kryetare e Bordit të Drejtorëve të Fondacionit Soros në Shqipëri. Pra këtu shihet qartë një skemë piramidale financiare, e cila fillon me fondacionin Soros dhe implikon dhe ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, i cili ka konflikt të hapur interesi. Duke krijuar këtë veprim ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka lejuar një fondacion të shërbejë si subjekt jo bankë për të dhënë kredi pa qenë fillimisht i licencuar. Nga kjo mund të themi se Gent Sejko është një tjetër Fullan dhe si për koicidencë mori mandatin e lënë në mes nga ai dhe duke e pasur mirë me të gjithë, pritet të mbajë një mandat të plotë.

Kliti Topalli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here