I ndodh sërish, rrufeja godet aeroplanin me ministrin serb brenda

0
371

Nuk i ka punët mirë me rrufetë, ose me aeroplanin e tij. Ministri i Jashtëm në Serbi, Ivica Daçiç është përballur me një situatë të frikshme gjatë një fluturimi me aeroplan drejt Sllovenisë, ku do marrë pjesë në Forumin Strategjik.

Por një rrufe goditi aeroplanin e tij, teksa aeroplani ndodhej mbi Lubjanë. Mediat serbe shkruajnë se rrufeja shkaktoi panik, ndonëse fatmirësisht nuk pati pasoja të rënda, pasi piloti bëri një ulje emergjentë në aeroportin më të afërt në Slloveni. Pasi qëndruan për pak kohë aty, aeroplani vijoi rrugën për të mbërritur në destinacion.

Vetë Daçiç ka komentuar atë që përjetoi:

“U dëgjua një shpërthim i vogël, si një shkëndijë, ishte e frikshme. Por askush nuk mund të bënte gjë për ne”.

Mediat serbe shkruajnë se stuhia e fortë goditi Slloveninë dhe Kroacinë, me më shumë se 20 mijë rruge në vetëm pak orë. Por kjo eksperiencë nuk është për të parën herë për ministrin e jashtëm serb. Edhe gjatë muajit maj teksa udhëtonte me të njëjtin aeroplan drejt Greqisë, piloti bëri ulje emergjente pranë Athinës për shkak të rrufeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here