Vrasës me pagesë dyshohet të jenë personat që qëlluan me armë ndaj Elius Thartorit, ish-mësues Fiskulture në Vlorë, që i shpëtoi një atentati të mirëorganizuar katër ditë më parë në qytetin bregdetar. Sipas policisë gjithçka ndodhi rreth orës 19:23 kur në spitalin Rajonal të Vlorës ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi Elius Thartori, 36 vjeç. Ai ka qenë në ballkonin e banesës së tij në lagjen “10 Korriku” dhe në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri. “Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit” – thotë policia. Është pak e paqartë dinamika pasi dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar një shpërthim ndërsa policia ka deklaruar se bëhet fjalë për të qëlluar me armë. I plagosuri sapo ishte kthyer nga jashtë vendit në Vlorë. Thartori ka qenë 10 vjet i dënuar për vrasje dhe pas lirimit nga burgu ka punuar për pak kohë si mësues fiskulture. U pushua nga puna pasi u denoncua në emisionin “Fiks Fare” se ishte punësuar në kundërshtim me ligjin
Home Aktualitet Zbulohen detajet tronditëse nga plagosja e ish-mësuesit në Vlorë / Atentatorët, vrasës...