U arrestua se i dha energji elektrike të afërmes nga rrjeti i bashkisë, gjykata merr vendimin për ish drejtorin në Gjirokastër

0
277

Ish- drejtori Armand Mamani në Bashkinë e Gjirokastrës që përfundoi në prangat e policisë të dielën, pasi akuzohet për shpërdorim detyre, sot është lënë i lirë me detyrim paraqitjeje nga Gjykata e Gjirokastrës.

Armand Mamani u arrestua të dielën e 1 shtatorit bashkë me shtetasen Violeta Baholli, e afërme e tij. Mamani i kishte dhënë energji Bahollit nga zyrat e bashkisë vendosur pranë Obeliskut.

Mamani ka qenë drejtor i agjencisë së shërbimit dhe mirëmbajtjes në Bashkinë Gjirokastër.

Më parë ai ka qenë edhe drejtor i spitalit rajonal të Gjirokastrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here