Modelja Cara Delevingne është një ndër imazhet kryesore në industrinë e modës. Jeta e saj private ka qenë shumë e komentuar, sidomos pasi rrëfeu tërheqjen e saj ndaj femrave.
Cara është në një lidhje dashurie me aktoren dhe modelen e njohur, Ashley Benson dhe është shprehur se dashuria për të e bën të jetë njeri më i mirë.
Së fundmi Cara ka pozuar për revistën ‘Elle’ ku ka pranuar që është marrëzisht e dashuruar me të dashurën e saj. Ajo është shprehur se nuk i vjen aspak turp për jetën e saj private: “Nuk dua të jem më kaq e mbyllur rreth jetës sime, që njerëzit të mendojnë se ka diçka që më vjen turp. Por nuk kam qenë në ndonjë lidhje ku gjërat kanë qenë kaq shumë publike”.


