Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka dhënë detaje rreth ngritjes së SPAK.
Në një intervistë për News 24, Ibrahimi tha se deri më tani janë finalizuar 5 kandidatë të SPAK, pasi kanë kaluar plotësisht vettingun, ndërsa janë drejt kësaj rruge edhe 5 të tjerë.
I pyetur se kur do të mblidhet KLP, ai u shpreh se mbledhja do të jetë brenda 2-3 javëve dhe do të shënojë ngritjen e SPAK. Ibrahimi shtoi po ashtu se SPAK mund të funksionojë edhe me 10 kandidatë.
‘Numri mund të jetë edhe më i pakët se 10, kjo do të vendoset në mbledhjen e këshillit. Do të bëjmë një llogari të bazuar në shifra se cili do të jetë numri optimal për ta nisur SPAK.
Ne ndjejmë peshën e përgjegjësisë, ka një vonesë të përgjittshme që lidhet me kompleksitetin e reformës, por besoj se jemi afër finishit në kuptmin që 10 kandidatë për në SPAK janë drejt finalizimit, 5 e kanë finalziuar garën. Do jemi ende në pritje për 2-3 javë. Këshilli do të mblidhet posaçërisht për krijimin e prokurorisë së posaçme’, tha Ibrahimi.