Ditën e djeshme çifti i njohur i shoçbizit Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku festuan 2 vjetorin e martesës. Ishte Besi ai që në mëngjes nëpërmjet një fotoje të shkëputur nga dasma uroi bashkëshorten me fjalët më të ëmbla.
“Gëzuar përvjetorin e dytë. Dita e dytë më e bukur pas lindjes së Ajkës”, shkruante Besi krah fotos nga dasma.
Ndërkohë edhe Xhensila publikoi një video ku shihet në natyrë ndërsa tregonte një tavolinë të mbushur plot me ushqime, zbukurime dhe qirinj pa fund.
“Prit të lëviz pak karrigen që të ulesh i dashur bashkëshort.”, i thotë Xhensila ndçrsa Besi shfaqet i surprizuar.
“Ti e di që në evente të tilla nuk duhet të mungojë domatja. Ty hallall të qoftë që je munduar.”, i thotë Besi këngëtares me shaka.
“Po ja, jam unë domatja”, ja ka kthyer Xhensila duke qeshur.