Google search engine
Home Lifestyle Ndodh edhe kjo! Me karton në kokë… asnjë shans për të kopjuar,...

Ndodh edhe kjo! Me karton në kokë… asnjë shans për të kopjuar, prindërit kërkojnë shkarkimin e drejtorit (Fotografia bëhet me shpejtësi virale në internet)

0
381

Një mësues është bërë i famshëm për metodën  që studentët e tij të mos kopjonin në provim. E gjithë klasa vuri kuti kartoni në kokë, në mënyrë që askush të mos shikonte përreth. Sipas mediave të huaja,  disa e kanë akuzuar Luis Juarez Texis, i cili është edhe drejtori i shkollës ku ndodhi incidenti, për poshtërimin që iu është bërë nxënësve të tij dhe shkeljen e të drejtave të tyre themelore. Prindërit e studentëve e postuan foton në internet dhe u kërkuan publikisht autoriteteve që të largonin mësuesin. Duke iu përgjigjur pyetjeve nga reporterët, profesori theksoi se studentët ishin dakord me idenë.

“Ne i mohojmë këto akte poshtërimi, dhune fizike, emocionale dhe psikologjike”, jemi të shqetësuar për edukimin e fëmijëve thanë prindërit.

“Ne i nxisim autoritetet dhe institucionet kompetente të sigurojnë të drejtat e të rinjve dhe të veprojnë menjëherë me heqjen e Luis Juarez Texis! Shpresojmë që akte të tilla dhune të mos anashkalohen! “, thanë prindërit të revoltuar.

Fotografia është bërë virale në internet, por shumica e përdoruesve në vend që të dënojnë sjelljen e mësuesit  siç do të kishin shpresuar prindërit , e uruan për idenë e tij. Duke iu përgjigjur pyetjeve nga reporterët, vetë profesori theksoi se studentët ishin dakord me idenë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here