Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pas caktimit të dy prokurorëve që do të hetojnë dosjen e famshme 184 për shitblerjen e votave në Dibër.
Në një postim në rrjetet sociale Artan Hoxha shkruan me ironi se tani ‘prokurorët e lehtë’ të Dibrës nuk kanë nevojë të ecin në rrugë të pashkelura pasi prokurorët “e rëndë” të Tiranës, e kanë krijuar tashmë precedentin.
Më tej, gazetari kujton dosjen 978, ku Ilir Meta është kapur në përgjime me një biznesmen, të cilit i kërkon 200 mijë euro. Postimi i plotë;Mbani frymen njerez….
Nga sot, Rifati dhe Belina jane urdheruar te hetojne dosjen 184, qe nuk e ka hetuar dot per 3 vite me radhe nje “hale” me prokurore te Prokurorise se Krimeve te Renda…
Madje, ATA te krimeve te renda, kane vendosur se dosja 184 ka vetem “krime te lehta” qe duhet ti hetojne prokuroret e “lehte” te Peshkopise. Edhe pse pas transkriptimeve te CD-ve me pergjime duhet nje kamion nga ata te Bulqizes qe transportojne krom, per ta derguar fashikullin e dosjes 184 nga Tirane drejt Peshkopise….
Prandaj Rifat dhe Belina, kurajo…beni si te beni.
Pas 5 ditesh mbushen plot tre vite nga momenti kur kjo dosje u protokollua me numrin 184 ne rregjistrin e prokurorise dhe prokurori Gentian Trenova urdheroi pergjimet e specialisteve te “termetit” te votave ne Diber.
Prokurore “te lehte” te Dibres, mbase nuk ka nevoje te ecni ne rruge te pashkelura, pasi prokuroret “e rende” te Tiranes, e kane krijuar tashme precedentin.
E mbani mend cfare ju kam treguar per dosjen e famshme 978, qe nisi si hetim per pastrim parash ne shuma te medha dhe rastesisht kapi ne pergjim peshkaqene qe blene mandate deputetesh me shuma te majme prej 200 mije eurosh.
Pasi dosja u pushua dy here nga prokuroria, gjykata urdheroi asgjesimin e pergjimeve dhe zhdukjen e provave ku kishte ngelur zeri i peshkaqenit dhe lidhjeve kriminalo-mediatike te tij.
Por kur zullumi nuk mbulohej dot me vendime pushimi te hetimeve, u vendos rihapja per here te trete dhe arrestimi i cironkes qe kishte mbetur ne rrjet. Provat per te kishin harruar ti “fshihnin”.
Me pas cironka u denua ne menyre shembullore sikur te ishte peshkaqeni vet, dhe po kalbet ende qelive te burgjeve ndersa i kane sekuestruar dhe pensionin e plakes.
Prandaj, o burra luani duart, asgjesoni pergjimet si te 978-ta, ne mos i kane asgjesuar ata koleget tuaj “te rende” ne Tirane.
Gjeni nja dy cironka lumi dhe ngordhini ne burg.
Me kaq dosja mbyllet, plani realizohet, dhe per “babloket” …..jeta vazhdon.