Google search engine
Home Politike Drejtesi KLP merr vendimin e parë, Ibrahimi i prerë: Kemi përpara dy sfida!

KLP merr vendimin e parë, Ibrahimi i prerë: Kemi përpara dy sfida!

0
344

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur sot nga puna, duke marrë edhe vendimin e parë. Me 10 vota pro, KLP ka miratuar projekt-vendimin për miratimin e rishikimit të buxhetit afatmesëm 2020-2022 të KLP.

Këshilli ka pasur në dispozicion relacionin dhe projekt-vendimin pёr miratimin e projekt-buxhetit afatmesёm 2020-2022 tё Këshillit të Lartë të Prokurorisë, hartuar nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, i Administrimit dhe Buxhetit dhe pasqyrat financiare shpjeguese.

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi tha se ky institucion ka përpara dy sfida kryesore, ngritjen e SPAK dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

“Do të vazhdojmë një proces transparent dhe efiçent për vlerësimin e magjistratëve me profil prokuror”, deklaroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here