Gjendet i vdekur në banesën e tij në Lukovë, në rrethana engimatike Uliks Gjenerali, 40 vjeç.
Ai u gjet nga djali i tij i mitur, ndërsa policia e Sarandës ka mbërritur në vendngjarje.
Pritet autopsia ne spitalin e Sarandës per te zbardhur shkaqet e vdekjes se tij, ndersa paraprakisht dyshohet per vdekje natyrale.
Uliks Gjenerali është vëllai i Gert Gjeneralit, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Naim Zyberit.
NGJARJA
Gerd Gjinarari u arrestua në Itali me akuzën për vrasjen e Naim Zyberit në një spital në Milano, vrasje e kryer së bashku me mikun e tij Arben Grori. Ai u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, pas vendimit që gjykata italiane mori për dënimin e tij me burg përjetë. Por 45-vjeçari duke shfrytëzuar gjykatat shqiptare ka kërkuar të hetohet në gjendjen që është dosja, duke përfituar uljen e dënimit në 25 vjet.
Nuk kaluan më shumë se vetëm 5 vite nga ekstradimi, kur i akuzuari për vrasjen e bujshme kërkoi nga gjykata e Korçës lirimin me kusht, kërkesë që e bazon në sjelljen shembullore, rehabilitimin e tij dhe rikthimin si i integruar në shoqëri. Në vendimin e gjykatës cilësohej se Gjinarari kishte normalizmim të marrëdhënieve edhe me trashëgimtarët e viktimave.