Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka kërkuar regjistrimin e kandidaturave për zëvendësimin e Gentian Osmanit si njëri prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Nëpërmjet një shkrese zyrtare, Marku paraqiti kriteret për paraqitjen e dokumentacionit të plotë Në harkun kohor të 6 ditëve për çdo prokuror të Shkallës së Parë që shpreh ambicien për të zënë vendin vakant në KLP.
Gentian Osmani largohet nga ky organ pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit i mbylli mandatin për papajtueshmëri të funksionimit të detyrës së tij.










































