Është kampion për super kujtesën e tij, njihuni me shqiptarin që me dhuntinë e tij ka habitur gjithë botën

0
288

Idriz Zogaj është emri i një shqiptari nga Kosova, i cili ka fituar shumë çmime si një njeri me kujtesë shumë të fortë. Prej disa vitesh ai jeton në Suedi dhe trajnon grupe të rinjsh, për të pasur një kujtesë sa më të fortë.

Ai shprehet kështu:

“E gjitha është teknikë. Nëse truri ushtrohet me teknikat e duhura, ashtu si trupi në palestër, do ia dilni të mbani mend shifra pafund, emra, ngjarje.”

Kampionati Botëror i Kujtesës ka nisur të bëhet që prej vitit 1991 dhe që prej vitit 2004 në të merr pjesë edhe Idriz Zogaj.

Zogaj është diplomuar për inxhinieri fizike, por ai njihet më shumë si një ekspert i teknikave të kujtesës. Ai u largua nga Kosova vetëm kur ishte dy vjeç dhe ka përfaqësuar  Suedinë në Kampionatet Botërore të kujtesës ku ka fituar edhe çmime të shumta në këtë sport.

Zogaj beson se ai mund të mësojë këdo që të përmirësojë kujtesën. Sipas tij me praktikën e duhur dhe me ushtrimet e vazhdueshme të gjithë mund të kenë një superkujtesë.

Edhe pse ai është larguar që në moshën 2-vjeçare nga Shqipëria ka mundur ta ruaj gjuhën dhe e flet atë goxha mirë. Me dhuntinë e tij, ai ka habitur gjithë botën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here