Forcat ‘Shqiponja’ blindojnë ish-Bllokun, arrestohet DJ i njohur dhe dy persona të tjerë

0
2111

Arrestohet në orët e para të mëngjesit të sotëm DJ i njohur shqiptar Vin Veli.

Raportohet se Vin Veli është arrestuar në një lokal në ish-Bllok, ndërsa janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë.

Forcat speciale “Shqiponjat” kanë blinduar zonën dhe kanë vënë në pranga tre personat në fjalë.

Ende nuk dihet shkaku i arrestimit të tij, ndërkohë pritet njoftimi zyrtar i policisë.

Kujtojmë se DJ ka qenë i martuar me moderatoren shqiptare Bora Zemani, me të cilën ka edhe një djalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here