Vrasja e ish-policit Santiago Malko, dalin të tjera detaje nga atentati mafioz: Makina që dogjën autorët ishte …(Hetimi)

0
333

Mënyra dhe mekanizmi i përdorur në vrasjen e ish efektivit Santiago Malko, përforcon edhe një herë dyshimet e një atentati të mirë-organizuar e mafioz.

Burime të sigurta pranë grupit hetimor bënë me dije se makina e përdorur në ngjarje dhe e gjetur më pas e djegur në fshatin Ferras, si dhe targa e vendosur mbi të, rezultojnë të vjedhura në dy zona të ndryshme.

Mësohet se mjeti tip Mercedez Benz rezulton të jetë denoncuar i vjedhur një vit më parë në zonën e Lezhës, e ndërsa targa e vendosur në të AA 434 LX rezulton të jetë e vjedhur nga një tjetër makinë dhe e denoncuar në muajin Mars në zonën e Krujës.

Nga ana tjetër, grupi hetimor është në pritje të përgjigjes së policisë shkencore për ekzaminimin që po i bëhen dy armëve të gjetura në makinën e djegur, nëse janë pikërisht ato të përdorura në vrasjen e 26 vjecarit Malko, apo janë lënë qëllimisht aty për të devijuar hetimet e policisë.

Deri më tani policia nuk ka asnjë person të arrestuar si autorë të vrasjes, e ndërsa mekanizmi i përdorur për ekzekutimin e tij, e bën edhe më të vështirë identifikimin e tyre.

Santiago Malko u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e së martës teksa ishte duke lëvizur me mjetin e tij BMË në zonën e Porcelanit.

Pista kryesore qe po heton policia është ajo e hakmarrjes, por nuk përjashtohen edhe ajo e konflikteve të mëparshme për bastet sportive. Si dhe ajo e çështjes së drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here