Meta mesazh të prerë për Ramën nga Gjiri i Lalzit: Vetëm ‘Kushtetuesja’ më gjykon, nuk e ke kuptuar se… (E PLOTË)

0
359

Ilir Meta po përjeton momentin më të ndërlikuar që kur u zgjodh president në vitin 2017, përplasja institucionale me kryeministrin Edi Rama arriti kulmin në qershor kur, me gjithë vendimin e presidentit për të shtyrë zgjedhjet administrative me një dekret, qeveria ka vendosur t’i kryejë ato pa partitë e opozitës duke nxitur protesta të shumta dhe vetëm 23% e votuesve shkuan në votime”.

Kështu e nis shkrimin e saj media italiane “ilgiornale.it“, për të cilën presidenti shqiptar ka dhënë një intervistë gjatë kohës që ishte me pushime tek Gjiri i Lalzit.

“Nëse nuk do të kisha nxjerrë dekretin për të shtyrë zgjedhjet në 13 tetor, një datë jo rastësore sepse procesi i pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian diskutohet më 18 tetor, do të kishte qenë e pashmangshme një përplasje mes dy fraksioneve politike.

Ndërsa unë veproja sipas Kushtetutës, përgjegjësia e kryeministrit ishte që ai nuk e kuptonte që zgjedhjet e mbajtura në këtë mënyrë ishin problem për negociatat.

Zgjedhjet e qershorit nuk ishin as kushtetuese, as ligjore, as legjitime.

Vetëm gjykata kushtetuese mund të sfidojë dekretin e Presidentit, e fatkeqësisht veprimtaria e kësaj gjykatë është pezulluar nga vullneti i kryeministrit Rama.

Për të kuptuar parregullsinë e këtij procesi zgjedhor, mjafton të themi se në të 61 bashkitë në të cilat u votua fituan socialistët sepse nuk kishin asnjë kundërshtar, si gjatë regjimit komunist”.

I pyetur për përgjimet e nxjerra nga gazeta gjermane “Bild” para disa muajsh, Meta është shprehur:

“Ishte e papranueshme që vitet e fundit nuk janë bërë hetime të thella për këto ngjarje, është një nga rastet më të rënda të funksionimit të shtetit të së drejtës, zgjedhjet e rregullta janë zgjidhja e këtyre problemeve.

Ne gjithashtu kemi nevojë për masa më të forta për të zhdukur problemin e drogës, fitimet që rrjedhin nga trafiku i drogës janë shumë më të larta në Shqipëri në krahasim me fuqinë e ekonomisë sonë në krahasim me kombet më të mëdha si Italia apo Gjermania”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here