Më në fund një lajm i mirë për negociatat, zbardhet kërkesa e kreut të OSBE-së drejtuar BE: Është vendim thelbësor për zgjerimin!

0
327

Kreu i OSBE, Miroslav Lajçak, që është njëkohësisht ministër i Jashtëm i Sllovakisë gjatë takimit informal të ministrave të Punëve të Jashtme, që po zhvillohet në Helsinki të Finlandës ka kërkuar nga Bashkimi Europian që të hapë negociatat në Tetor me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ministri i Jashtëm sllovak tha se një vendim i ardhshëm për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore do të jetë thelbësor për zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Evropian.

Ai tha se vendimi do të dërgojë një sinjal të fortë dhe do të tregojë sa serioze është BE-ja në angazhimin e saj. “Takimi i tetorit do të dërgojë një sinjal të fortë. Ne do të tregojmë se sa seriozë jemi. Shpresoj se jemi seriozë.

Vendimi do të ketë pasoja shumë serioze për zgjerimin e ardhshëm” tha ai para gazetarëve. Pjesë e takimit ka qenë edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj. Vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të merret në mesin e muajit tetor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here