Është thyer me memoriali turk që u ngrit në nderim të 3-vjetorit të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, tek Parku i Liqenit në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mesnatën e kaluar.
Sipas dëshmitarëve, një person ende i paidentifikuar, theu dhe masakroi me levë rreth orës 06:00 të mëngjesit, memorialin turk që prej më shumë se një muaji qëndronte në një zonë mjaft të frekuentuar të Tiranës.
Siç shihet edhe nga fotoja, ana e djathtë e memorialit është thyer.
Memoriali i thyer
Kjo nuk është hera e parë që tentohet të bëhet diçka kundër këtij memoriali që shkaktoi mjaft zhurmë në politikën shqiptare. Vetëm pak ditë më parë, persona të paidentifikuar e rrethuan me letra higjienike dhe lanë një shënim.
Në letër thuhej se ata kishin respekt për të rënët në grushtin e shtetit në Turqi por kërkonin që memoriali të hiqej.