Dy celularët e gjetur në makinën e Santiago Malkos janë provat më të rëndësishme, të cilat po zbërthehen nga policia. Sipas raportimeve në mediat informative një telefonatë e fundit e ish-policit, që u ekzekutua me 10 plumba mbrëmjen e së martës në zonën e “Porcelanit,” mund të jetë një ndihmesë për hetuesit.
Gjithashtu, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të lavazhit afër vendit të krimit, që edhe ndihmuan në zbardhjen e plotë të dinamikës së krimit mafioz. Të dyshuar për këtë ngjarje janë shtetasit D.A dhe L.D, për të cilët po kryhen të gjitha verifikimet. Këta dy persona ishin me precedent të mëparshëm penal dhe akuzohen për një sërë veprash penale, por më kryesore është ajo e trafikut të lëndëve narkotike.
Ndërkohë sipas hetuesve të ngjarjes bazuar te rrethanat, autorët e ekzekutimit të ish-policit janë vrasës me pagesë.