Masturbimi vret 80-100 persona ne vit, thotë një ekspert mjeko ligjor i Barndenburgut duke hedhur dritë mbi vrasësin që ai e quan “Klandestin“. Dr.Harald Voss vlerëson se një deri në dy persona për një milion banorë vriten nga teknikat e masturbimit çdo vit.
Pjesa dërmuse e njerëzve është në kërkim të një eksperience të kënaqshme por tepër të rezikshme. “Numri i rasteve të pa raportuara është jashtëzakonisht i lartë“,tha Voss për gazeten Bild, duke shtuar se vetë ai kishte arritur të identifikonte 5 raste gjatë gjithë karrierës së tij 30 vjeçare si ekspert i mjekësisë ligjore. Rreziku që shoqëron ‘loja me frymëmarrjen” gjatë aktit seksual që njerëzit praktikojnë është nënvlersuar, paralajmëron Voss.
“Masturbimi i rrezikshëm duket se favorizohet nga njerëz të të gjitha moshave, por shumica e vkitimave janë burra”, thotë Voss,sepse gratë kanë tendencen të “jenë më të kujdesshme “kur bëhet fjalë për praktikat autoerotike.
Ndërsa është e vështirë për disa që të kuptojnë, Voss thotë se ndjenja e pafuqisë dhe rritja e ndjenjës së rrezikut janë disa nga arsyet që njerëzit rrezikojnë lëndime deri në vdekje, duke u barazuar me vdekjet që shkaktohen nga droga.