Fikja e sinjalit analog/ AMA merr vendimin e papritur, cakton afatin 

0
2184

Autoriteti i Mediave Audiovizive shtyn sërish afatin për ndërprerjen të fikjes së sinjalit analog.

Kreu i AMA-s, Gentian Sala bëri me dije se do të shtyhet për 30 ditë afati i kalimit nga analog në dixhital. Ndërkohë, që ishte njoftuar 1 shtatori si afati i fundit, për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën.

“Shtyhet me 30 ditë fikja e sinjalit. Operatorët të japin informacion në mënyrë të përsësitur si do procedohet. Operatorët privatë lokalë të marrin masat e menjëhershme në disa zona mungon sinjali.

Shtyrja me 4 javë do u krijojë mundësi qytetarëve të marrin masa. Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët se është shtyrë disa herë, por kjo bëhet sepse ata që kanë transmetime analoge është pjesa më e pamundur”, tha Sala.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here