Bënte namin në Itali, kapet bosi shqiptar me 1 milion euro drogë (Detaje nga operacioni policor)

0
398

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Bolonja të Italisë teksa po transportonte sasi të mëdha kanabisi.

Policia e Bolonjës është vënë në ndjekje të makinës së drejtuar nga shqiptari me iniciale N.R, dhe ka mundur ta ndalojë pas disa kilometrash. Gjatë kontrollit brenda mjetit janë gjetur plot 100 pako kanabis sativa, me një total prej 208 kilogram.

Sipas policisë italiane, nëse droga do të hidhej në treg, vlera e saj do të kapte shifrën e 1 milion e 200 mijë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here