Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot drejtorët rajonalë në Shkodër, ku u ka treguar dhe vendimet që ai ka marrë.
Bëhet me dije se Rama u ka kërkuar të gjithëve që të japin dorëheqje.
Kryeministri i vendit u ka thënë drejtorëve burra që të japin të gjithë dorëheqjen, ndërsa për drejtueset gra do të ketë një rishikim të pozicioneve të krye.
Sipas burimeve këto lëvizje bëhen për të ndryshuar imazhin e Partisë Socialiste në Shkodër, pas largimit të Valdrin Pjetrit.
“Nuk kam asgjë personale, me asnjë nga ju por këto ndryshime bëhen vetëm për të krijuar një imazh të ri të PS-së në Shkodër”, mësohet të ketë thënë numri 1 i qeverisë.