Google search engine
Home Aktualitet Kalaja e Rozafës, 17 230 vizitorë gjatë muajit gusht

Kalaja e Rozafës, 17 230 vizitorë gjatë muajit gusht

0
460

Kalaja e Rozafës ka shënuar fluks vizitorësh gjatë muajit gusht. Të dhënat e publikuara nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Shkodër për periudhën 1-25 gusht të këtij viti shënojnë rritje të numrit të vizitorëve. Sipas të dhënave nga data 1-25 gusht në kala ka pasur 17 230 vizitorë ndryshe nga një vit më parë ku shifrat flasin për 13 910 vizitorë. Sipas DRKK, po ashtu të ardhurat nga vizita në këtë kala kanë pësuar rritje në krahasim me vitin e kaluar. Nga biletat e shitura për periudhën 1-25 gusht 2019 janë mbledhur 2. 119.200 lekë, ndërsa për të njëjtën periudhë për vitin 2018 janë mbledhur 1.968.020 lekë. Kalaja e Shkodrës është një monument mijëvjeçar i ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, në jug-lindje të tij. Qëndron mbi një kodër shkëmbore 130 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga lumi Buna e Drin, me një sipërfaqe prej gati 9 hektarësh. Kalaja përbën një simbol të qytetit, e pranishme ndër piktura, gdhendje, kartolina, stema, etj. Hyrjen kryesore kalaja e ka nga veri-lindja, sipërfaqja e brendshme ndahet nga muret e tre oborreve, me porta mes tyre. Oborret vijnë duke u ngritur njëri pas tjetrit, i treti është në pjesën e lartë të kodrës. Muret dalëse kanë të dalura drejtkëndore që zëvendësojnë kullat, ndërsa në murin e jashtëm kullat janë më të dendura. Brenda kalasë ka disa ambiente që lidhen me një kullë cilindrike, një depo si dhe një godinë trekatëshe të kohëve venedikase, quajtur Kapiteneria. Oborri i dytë në pjesën qendrore ka katër depozita për grumbullim uji, katërkëndëshe të mbuluara me qemerë, prej ku merrej uji përmes grykave të puseve rrethore. Aty është depoja, burgu si dhe Xhamia e Fatihut. Oborri komunikon me hyrjen kryesore të kalasë, para së cilës në vitet 1407-1416, u ndërtua një oborr i fortifikuar, një sistem paramuresh me kthesa të mprehta që zënë pjesën lindore të kalasë. Oborri përbëhet nga një kullë katërkëndëshe me gjerësi 10 metra dhe gjatësi 20 metra, kati i poshtëm i së cilës është i mbuluar me një qemer cilindrik përshkues që nga hyrja. Në dy anët e kësaj galerie ndodhen nga katër nike të mbuluara me qemer cilindrik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here