Personi që shihni në foton më poshtë është 26-vjeçari Santiago Malko, i riu që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e të martës në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Malko, rezulton i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale, që mund të kishte përfunduar edhe me vrasje, por u parandalua nga shërbimet e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë.
Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, më pas është tërhequr vetë nga Policia.