Google search engine
Home Politike Zbardhen të dhënat, në 4 vite deputetët përfituan 3.7 miliardë lekë për...

Zbardhen të dhënat, në 4 vite deputetët përfituan 3.7 miliardë lekë për kompensim të udhëtimeve brenda vendit, ja shpenzimet e tjera

0
410

Udhëtimet e deputetëve brenda vendit duket se iu kushtojnë shumë shqiptarëve. Prej disa ditësh ka shpërthyer një debat lidhur me shpenzimet që ka kryer ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për qëndrimet nëpër hotele jashtë Shqipërisë. Por paralelisht me të mjaft të kushtueshëm janë edhe deputetët. Sipas të dhënave të siguruara nga “Open Spending Albania” për katër vjet ligjvënësit kanë përfituar 3.7 miliardë lekë të vjetër. Më konkretisht, për vitet 2015-2019 atyre u janë rimbursuar nga Kuvendi 3.471.486.683.00 lekë të rinj. Vlera më e madhe që iu është rimbursuar deputetëve për lëvizjet e tyre në rrethet e Shqipërisë është 7.004.660 lekë. Kompensimi është kryer në datën 23 korrik të vitit 2018. Më pak se 7 milionë lekë të rinj për katër vjet janë kompensuar në 23 nëntor të 2018, ku nga Kuvendi janë dhënë për deputetët 6.122.331 lekë të rinj. Më pas vijojnë shifrat e 5.061.009 lekëve, 4.854.661 lekëve, 1.921.649 lekëve, etj.. Këto shuma janë rimbursuar gjatë këtyre katër vjetëve duke u bazuar tek ligji “Për statusin e deputetit. “Deputeti që nuk banon në qytetin e Tiranës përfiton dieta gjatë kohës që merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit, të komisioneve e mbledhjet e grupit parlamentar, ndërsa deputetët që banojnë në Tiranë përfitojnë dieta për ditët e shërbimit jashtë Tiranës. Modalitetet e përfitimit të dietave rregullohen me vendim të Kuvendit. Dieta e Kryetarit, zëvendëskryetarëve dhe deputetëve do të jetë në masën 4 për qind të pagës mujore të tyre. Deputeti që shkon me shërbim jashtë shtetit nga Kuvendi përfiton dietë ditore, sipas akteve të miratuara nga Kuvendi. Në rastet kur ai caktohet të marrë pjesë në delegacionet qeveritare ose të institucioneve të tjera, shpenzimet mbulohen nga institucioni që e ka ftuar, duke përfituar dietën sipas akteve të miratuara nga Këshilli i Ministrave”, thuhet në ligj.

Shpenzimet për honorare

Përveç kompensimeve për udhëtimet brenda vendit, deputetët kanë përfituar gjatë periudhës 2015-2019 rimbursime edhe për honoraret. Ligjvënësit kanë përfituar 8.500 lekë të rinj në 28 mars të 2019. Kjo vlerë është e paguar nga Kuvendi për anëtarët njё komisioni ad hoc.

“Vlera: 8.500 lekë-Kuvendi pagesë kom. ADHOC bord 25.3.2019 shk 1084 dt 7.3.19 shk 3985/5 dt 28.1.2019. Vlera: 258.491 lekë-Kuvendi pagesë komis. ADHOC bord 4.3.2019 vend 21 dt 4.12.2018. Vlera: 341.209 lekë-Kuvendi pagesë komis. ADHOC bord 4.3.2019 vend 21 dt 4.12.2018”, thuhet tek të dhënat e siguruara nga “Open Spending Albania”. Kuvendi gjatë këtij 4-vjeçari ka paguar honorare edhe për bordin e Revista Kuvendi. Një shumë e paguar që mund të përmendet është ajo e 25.500 lekëve të rinj, i kryer në 7 janar të 2019. “Vlera: 25.500 lekë-Kuvendi pagesë bordi Revista Kuvendi bord 26.12.2018 shk 4006 dt 21.12.2018 v byros 24 dt 2.2.2018. Vlera: 25.500 lekë-Kuvendi i Shqipërisë pagesë bordi Revista Kuvendi bord 26.12.2018 shk 4006 dt 21.12.2018 v byros 24 dt 2.2.2018”, vijojnë më tej të dhënat. Një tjetër pagesë e bërë nga Kuvendi në formën e honorarëve është për përkthyesit. Vetëm në datën 28 dhjetor të 2018 për ta janë paguar 11.900 lekë të rinj. Nga ana tjetër, gjatë këtyre katër viteve janë kryer edhe shpenzime të tjera për deputetët për ujë, elektricitet a shërbime telefonike. Në një rast Kuvendi ka paguar 19.620 lekë të rinj për shpenzimet e ujit. Një tjetër shifër që mund të përmendet është ajo e 17.644 lekëve të paguara për shpenzimet elektricitetit. Sa iu takon shërbimeve telefonike, mund të veçojmë rimbursimin e 106.300 lekëve.

Mimoza Ibra

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here