Shkrimtari brazilian, Paulo Coelho kërkoi falje pas fyerjeve dhe deklaratave aspak diplomatike kundër Francës nga presidenti i tij, Jair Bolsonaro në kuadër të krizës rreth zjarreve në Amazonë.
“Më falni, më falni një mijë herë”, është shprehur ai në rrjetin social “Tëitter”.
“Iu kërkojë falje miqve të mi francez për krizën, do të thoja për histerizmin e Bolsonaros në raport me Francën, me presidentin e Francës, bashkëshorten e presidentit të Francës”, shkruante Paulo Coelho
Romancieri, i lindur në vitin 1947 në Rio de Janeiro është një prej autorëve më të njohur në botë, me disa dhjetëra milionë kopje të shitura të romanit “Alkimisti”.
“Ndërkohë që Amazona digjet, ata nuk kanë asnjë argument përveçse fyerjet, nuk kanë asgjë për të thënë për të shmangur marrjen përsipër të përgjegjësive të tyre”, shtoi shkrimtari duke iu referuar drejtuesve brazilianë.
Deklaratat fyese të presidentit brazilian kundër Zonjës së Parë franceze, Brigitte Macron kanë detyruar presidentin francez të shprehë hapur, para kamerave të mbarë botës, se populli brazilian kishte nevojë sa më shpejt për një president që sillet në lartësinë e duhur.