“Janë të gjithë të mbaruar”, Rama merr vendimin e papritur për Bashkinë e Shkodrës

0
316

Në Shëngjin të Lezhës, kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqet e veriut. Ndonëse fillimisht ka theksuar se kryebashkiakët e rinj e kanë zbatuar urdhrin duke mos larguar nga puna punonjësit në bashkitë e djathta, të fituara në votimet e 30 qershorit, Rama ka paralajmëruar “furtunë” në bashkinë e Shkodrës.

Burime bëjnë me dije se kryeministri ka folur për Shkodrën ku ka theksuar se:

“Do iki çdo drejtor, me të mirë ose të keq. Janë të gjithë të mbaruar. Do të bëjmë një ndryshim radikal.”Mësohet se Rama ka ngarkuar deputetin Luan Harusha për të ndjekur këtë proces. Ai ka kërkuar gjithashtu që në të gjitha postet drejtuese të bashkisë të emërohen gra./TCh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here