Itali, 5-Yje pezullon bisedimet e koalicionit me PD

0
299

Lëvizje 5 Yje në pushtet në Itali ka thënë sot se do të diskutojë për koalicion me të majtët e PD vetëm nëse ata mbështesin si kryeministër Giuseppe Conte. Nëse 5 Yje nuk arrin të mbyllë një marrëveshje me PD, Presidenti Sergio Mattarella do të emërojë një qeveri të përkohshme dhe do të thërrasë zgjedhjet e parakohshme. “Nëse PD nuk pranojnë Conte, atëherë është e kotë. Jam lodhur duke luajtur lojra,” tha kreu i 5-Yje, Luigi Di Maio.Afati i fundit i vendosur nga Mattarella është zgjeruar për të mërkurën në mëngjes. Dy partitë kanë qenë në diskutime që prej dorëheqjes së Contes në fjalimin dramatik të javës që shkoi, pas dorëzimit të mocionit të mosbesimit nga partneri i koalicionit Matteo Salvini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here