Afro 100 kompani janë zhvendosur nga Britania në Hollandë ku kanë vendosur zyrat e reja për të qenë Brenda BE pas planeve të Britanisë së Madhe për të dalë nga blloku evropian, thotë një agjenci qeveritare holandeze.
325 kompani të tjera janë të shqetësuara se do të humbasin aksesin në tregjet evropiane, ndërkohë që po mendojnë të zhvendosen, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.
“Paqartësia në rritje nga Britania e Madhe dhe rritja e mundësisë për ikjen nga BE pa marrëveshje po shkakton një furtunë të madhe ekonomike për këto kompani” thotë Jeoren Nijland, komisioner në NFIA. “Ndaj shumë e shumë kompani po orientohen drejt Holandës si një bazë e re në tregjet evropiane”.
Bizneset janë të përqendruara te financat, teknologjia e informacionit, media, reklama, shkencat e jetës dhe shëndetit etj.
Hollanda ka qenë në konkurrim këto kohë me Gjermaninë, Francën, Belgjikën dhe Irlandën për të tërhequr bizneset në mënyra atraktive.
Kryeministri Boris Johnson që mori zyrën muajin e kaluar, ka kërkuar daljen e Britanisë nga BE në fund të tetorit, me ose pa marrëveshje.