Gjatë verës Barack dhe Michelle Obama morën me qira një pronë buzë detit në shtetin e Masaçusets. Pronar i shtëpisë është Wyc Grousbeck. Prona në fjalë iu ka pëlqyer aq shumë çiftit saqë tani duan ta blejnë dhe ta kenë të tyren.
Mediat amerikane kanë bërë të ditur që shtëpia në fjalë ka qenë në shitje që nga 2015 për 22,5 milionë dollarë, por çmimi ka rënë vazhdimisht dhe sot shitet me 14,85 milionë dollarë. Sipërfaqja totale e pronës përfshin 650 m2 ndërsa arredimi i brendshëm përmban 7 dhoma gjumi, 9 tualete, një kuzhinë gjigante dhe oxhak.
Oborri i pronës është i mbushur me gjelbërim dhe në të ndodhen po ashtu dy shtëpiza të vogla për miqtë. Përpara vilës shtrihet një plazh me pamje madhështore.





