PD tha se është arrestuar në Greqi për falsifikim! Reagon për herë të parë kryebashkiaku i Vorës, zbulon vendimin e prerë që ka marrë

0
353

Partia Demokratike, publikoi ditën e sotme vendimin e Gjykatës së Janinës, i cili tregonte se kryebashkiaku i PS-së i Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar në vitin 2003 në Greqi me akuzën e falsifikimit të monedhave, duke e dënuar atë me burg, por ai arriti të arratiset.

Ndërkohë që vetë Agim Kajmaku ka thënë se akuzat ndaj tij janë të pavërteta.

Sipas tij dënimi i dhënë nga Gjykata e Janinës është akuzë politike e PD, e cila tani shpif pas humbjes që pësoi në votimet moniste të 30 qershorit.

Ai shprehet se do të vazhdojë të jetë në krye të detyrës.

ReagimiQë pas marrjes së detyrës si kryetar i Bashkisë së Vorës, ata s’u përballen nga frika e humbjes së padiskutueshme, më janë vërsulur me tërbim! Por unë siguroj me bindje, në radhë të parë qytetarët e Vorës se i qëndroj pikë për pikë asaj që kam deklaruar edhe më herët lidhur për këtë sulm. Unë nuk jam marrë kurrë me trafiqe dhe krime. Kam qenë dhe jam punëtor e familjar. Kam punuar për të nxjerrë bukën e gojës në Shqipëri e në emigracion dhe emrin e kam ndryshuar si të gjithë shqiptarët, që të më jepej mundësia të rrija atje dhe punoja. Partia Demokratike po merret me limona dhe me mandarina emigrantësh shqiptarë, të cilët halli i ka shtyrë të punojnë në një vend të huaj! Ata bëjnë sikur nuk e dijnë se çfarë kanë hequr shqiptarët për të mbijetuar me emra e me mbiemra nga më të ndryshmit në Greqi. Në fakt PD është limoni i shtrydhur që s’i duhet më asnjeriu. Le ta thonë autoritetet fjalën e tyre dhe të na falin qytetarët për këtë shqetësim! Unë dua të siguroj qytetarët e Vorës se pavarësisht kësaj poshtërsie, jam dhe do të jem në çdo moment në krye të detyrës! Ju më besuat në 30 qershor për t’i ndryshuar faqen Vorës sonë dhe për t’a vënë bashkinë në shërbim të qytetarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here