Ankimohet vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë të Dusseldorfit për Arber Çekajn.
Pak kohë kjo gjykatë vendosi ekstradimin e biznesmenit në Shqipëri nga Gjermania. Ndërkohë, avokatët e pronarit të Arbi Garden e kanë dërguar në apel vendimin e ekstradimit.
Më herët Çekaj ka kërkuar të mos ekstradohet në Shqipëri pasi i rrezikohet jeta. Po ashtu ai ka kërkuar edhe azil në Gjermani.
Çekaj akuzohet nga Krimet e Rënda për trafikimin e 613 kg kokainë që u gjetën në kontejnerët me banane.