700 euro nata në hotel, Rudina Hajdari bën reagimin që nuk pritej për Etilda Gjonajn

0
347

Deputetja e pavarur, Rudina Hajdari, i ka dalë në krah Etilda Gjonajt, pas publikimit të faturave që tregonin udhëtimet e saj të luksit.

Në një reagim në mediat sociale, Hajdari shkruan se Gjonaj po sulmohet se është grua dhe shton se akuzat për të janë të rëndomta.

Ajo më tej shton se  akuzat janë kurdisur nga njerëz që nuk kanë tagrin të bëjnë moral dhe thjesht gjejnë alibi dhe hedhin baltë mbi ministren.

Hajdari shkruan:

“Ndonëse Etilda Gjonaj është pjesë e mazhorancës, nuk më duket normale të sulmohet një grua politikane mbi baza të rëndomta, që nuk kanë lidhje me profesionin e saj. Njerëz që kurdisin gjëra kaq banale nuk e kanë as tagrin të bëjnë moral, thjesht gjejnë alibi për të hedhur baltë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here