Ashtu siç ndodhi me Valdrin Pjetrin, Partia Demokratike ka dhënë dje sinjale se do të nxjerrë dokumentet për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun.Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka nxjerrë ditën e djeshme një datë, e cila dyshohet se është dhe periudha kur Kajmaku është dënuar në Greqi. Prokurorisë do i duhet shumë kohë për të vërtetuar nëse Kajmaku është dënuar apo jo, dhe PD do ndjekëtë njëjtën strategji si me Valdrin Pjetrin. Sipas burimeve, PD pritet që shumë shpejt të nxjerrë dokumente konkrete. Bardhi me anë të një postimi në Facebook ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij, Rama ka detyruar Kajmakun të fshehë të vërtetën mbi të kaluarën e tij kriminale. “Edi Rama kontrollon të gjithë strukturat e shtetit dhe mund të verifikojë informacionet mbi të kaluarën kriminale të çdo personi brenda 1 ore. E ka bërë këtë edhe në rastin e Agim Kajmakut të Vorës, prandaj fshihet pas heshtjes. Bashkë me Belindën e tij, me të cilën shpërfillën socialistët e Vorës, bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, me shpresën se do fitojë kohë dhe do të përdorë “katicat” në prokurorinë e kontrolluar prej tij për të fshehur të vërtetën”, ka shkruar Bardhi dje.
Tri pyetje për Ramën
Ndër të tjera ai shtron disa pyetje që sipas tij Rama dhe Balluku duhet t’u përgjigjen dhe shton se kryeministri nuk mund ta mbulojë të vërtetën. Bardhi pyet seçfarë lidhje ka data 14 janar 2003 me kandidatin e tyre në Vorë? Pse kandidati i tyre i Vorës, i drejtohet Bardhi Ramës, nuk ka shkuar në Greqi prej vitit 2003 dhe pse menjëherë pas këtij viti ndryshoi gjeneralitetet në Shqipëri? Pyetja e tretë drejtuar Ramës dhe Ballukut, është se çfarë lidhje ka kandidati i tyre në Vorë me shtetasin me identitetin e rremë “Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parashqevi”? Duke e vendosur theksin në bashkëpunimin e Ramës me krimin, siç thuhet sipas bluve, Bardhi ka vijuar akuzat ndaj Ramës duke thënë se ky i fundit kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse me krimin ai mund të pasurohet më lehtë dhe më shpejt. “Janë Edi Rama dhe Belinda Balluku ata që detyruan Agim Kajmakun të të mashtrojë për të mbuluar të kaluarën e tij kriminale në Greqi. Njëlloj siç bëri edhe Valdrin Pjetri për të fshehur dënimin për trafik droge, edhe Agim Kajmaku i Vorës, publikoi dëshminë e penalitetit si certifikatë virgjërie. Ky dokument nuk ka asnjë vlerë, sepse nuk provon që një person nuk ka probleme me drejtësinë greke. Duke e mbuluar me heshtje krimin e kandidimit të një tjetër krimineli, Edi Rama nuk ka për ta mbuluar dot të vërtetën, të cilën shqiptarët kanë për ta mësuar shumë shpejt”, ka shkruar në reagimin e tij Bardhi. Në krye të reagimit të tij Bardhi ka vendosur theksin se kryeministri Rama bën sikur nuk dëgjon për rastin e Kajmakut, pasi ky i fundit nuk ka reaguar. Vetë Kajmaku ka reaguar në lidhje me akuzat duke i mohuar ato. “Edi Rama dhe Belinda Balluku bëjnë sikur nuk e kanë dëgjuar të vërtetën e zbuluar nga Partia Demokratike se kandidati i tyre për Vorën, Agim Kajmaku ka një dosje të hapur penale në Greqi me emrin Jorgo Toto. Edi Rama nuk mund të bëjë sikur nuk dëgjon, sikur nuk shikon, sikur nuk flet! Strategjia e tij e mbrojtjes për çdo kriminel që fut në politikë, është e dështuar”, ka thënë ndër të tjera Bardhi.
Arbjona ÇIBUKU









































