Google search engine
Home Politike Drejtesi Pasuritë e Enkeledi Hajros ndajnë trupën gjykuese të KPK, Sanxhaktari: Faktet duhet...

Pasuritë e Enkeledi Hajros ndajnë trupën gjykuese të KPK, Sanxhaktari: Faktet duhet të vlerësoheshin më me objektivitet

0
434

Pasuria e ish-kryetares së Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro ka shkaktuar një “përçarje” tek treshja gjykuese. Anëtarja Valbona Sanxhaktari, ndonëse në përfundim votoi për shkarkimin e Hajros, për disa pika nuk bie dakord me dy kolegët e saj. Ndarja e parë mes Sanxhaktarit dhe anëtarëve të tjerë të trupës gjykuese është shkaktuar nga apartamenti që ish-kryegjyqtarja gëzon në Tiranë. Për blerjen e këtij apartamenti Hajro ka deklaruar një kredi dhe në fund vlera nominale e apartamentit ka qenë 82.000 euro. Por Sanxhaktari nuk është dakord me llogaritjen e kësaj vlere të apartamentit. “Jam kundër vendimit të shumicës, të cilët kanë konsideruar dhe llogaritur vlerën e apartamentit 82.000 euro, dhe për pasojë, subjekti ka rezultuar në pamundësi financiare për të paguar shumën prej 7.000 eurosh, pasi të gjitha shpjegimet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, si dhe faktet e evidentuara gjatë hetimit, të çojnë drejt përfundimit se subjekti ka paguar realisht vetëm shumën prej 70.000 eurosh. Neni D, pika 3, e Aneksit të Kushtetutës ka për objekt pasuritë e paligjshme, apo të ardhurat, ligjshmëria e të cilave vihet në dyshim. Nga njëra anë, konstatimi i trupit gjykues, sipas së cilit, kjo pasuri është blerë nga subjekti në vlerën prej 82.000 eurosh, nuk rezulton i mbështetur në faktet dhe provat e mbledhura gjatë hetimit.

Vlerësimi i kësaj pasurie duhet të realizohej mbështetur në parimin e objektivitetit dhe vlerësimit të rrethanave dhe fakteve të mbledhura për këtë çështje”, thuhet në mendimin paralel të Valbona Sanxhaktarit. Lidhur me dhurimin prej 8.000 eurosh në vitin 2010, bërë bashkëshortit të subjektit të rivlerësimit nga babai i tij, komisionerja saktëson se bëhet fjalë për një periudhë kur Hajro s’ka qenë gjyqtare. “Në lidhje me arsyetimin e trupit gjykues, sipas të cilit shuma e pretenduar si e ardhur prej 8.000 eurosh nuk është deklaruar nga subjekti në deklaratën periodike për vitin 2010, as në deklaratën “Vetting” dhe nuk bazohet në ndonjë dokumentacion ligjor në kohën e përfitimit të pretenduar, shpreh qëndrimin se bëhet fjalë për një periudhë ku subjekti i rivlerësimit nuk ka kryer funksionin e gjyqtares. Në rastin konkret, kemi të bëjmë me një marrëdhënie të posaçme e cila, sipas nenit 233, shkronja “ç” të Kodit të Procedurës Civile, përbën një shkak ligjor që legjitimon provimin e marrëdhënies juridike edhe me deklarimet e prindërve të bashkëshortit të subjektit të rivlerësimit”, thuhet në mendim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here