Google search engine
Home Politike Drejtesi Kuvendi nuk humb kohë, hap garën për në Gjykatën Kushtetuese, afron shkarkimi...

Kuvendi nuk humb kohë, hap garën për në Gjykatën Kushtetuese, afron shkarkimi nga detyra i Ilir Metës

0
372

Kuvendi ka hapur dje procedurat për vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Ishte Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ai i cili, kërkoi nga Kuvendit dhe Presidenti që të hapin nga një vend vakant, pasi nuk kishte kandidatë. Dje Parlamenti ka njoftuar hapjen e garës dhe të interesuarit do kenë afat deri më 15 shtator. Më pas emrat do i dërgohen KED. Sipas njoftimit, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte: të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë; të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit; të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale; të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi; të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit. Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara më sipër, duhet të plotësojë edhe këto kritere: të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike; të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës; të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral. Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të: vjetërsisë në profesion; përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë;    kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës; treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike; ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës;

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here