‘Kam futur të gjithë fëmijët e mi’, merret vendimi për punonjësit e fondacionit që mashtruan me kredi fiktive (Zbardhen deklaratat para trupit gjykues)

0
345

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për shtatë punonjësit e fondacionit financiar “Besa”, të cilat u arrestuan një ditë më parë për akuzën e mashtrimit dhe përfitimit të shumës 3,7 milionë euro, me anë të skemës së kredive fiktive.

Kështu gjykata ka caktuar masën arrest me burg për punonjësit; Albana Imami, Blertina Kanani, Mihal Hanxhari, Orkida Driza, kurse për Matilda Domi dhe Esmeralda Vaso  është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Mësohet se Albana Imami ka pranuar para gjykatës se ka dhënë kredi fiktive, por theksoi se nuk ka qenë e vetëdijshme për atë që po bënte. Ajo deklaroi se të gjithë të ardhurat i ka depozituar në fondacion.

Matilda Domi kam firmosur 35 deri ne 40 kredi qe mendoj se janë fiktive po mi ka urdhëruar drejtoresha. Te pandehurit e tjerë akuzojnë drejtoreshën se i ka detyruar te firmosin kredi fiktive. Orkida Driza e dyshuar ne rolin e sekseres ka theksuar së është mashtruar dhe ajo do të bashkëpunojë  me organet e  prokurorisë.

“Jam e mashtruar  do bashkëpunoj me prokurorinë. Për çdo person qe sillja me jepnin 20 mije leke te vjetra. Kam futur te gjithë fëmijët e mi”-tha  ajo.

Nga ana tjetër, Mihal Hanxhari  tha se e ka kuptuar skemën dhe kishte kërkuar dorëheqjen para tre muajsh.

“Kam kuptuar skemën dhe kam kërkuar dorëheqjen para tre muajsh”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here