Arrestohet shqiptari 28-vjeçar Elton Barameta në Itali. Këtë të enjte, policia italiane në Reggio Emilia ka kapur me 3 kg e gjysmë kokainë shqiptarin gjatë një operacioni blic ku u kryen kontrolle në një shtëpi në Piacenza.
Droga thuhet se kapte vlerën e 250,000 euro po të shitej në treg. Ajo u zbulua e fshehur në një vend sekret të makinës së shqiptarit.
Agjentët italianë arrestuan 28-vjeçarin i cili që po jetonte në Piacenza prej rreth një muaji.
Gjatë kontrollit, iu gjetën edhe 30 mijë euro. Sipas policisë, Barameta nuk merrej me shitjen e drogës, por bënte vetëm furnizimin e shpërndarësve.