Kim Kardashian, një ndër emrat më të dëgjuar kudo nëpër mediat botërore, njihet për dukjen e saj gjithmonë të kuruar deri në detaje.
Së fundmi ajo ka ndarë një foto në profilin e saj të Instagramit së bashku me motrën e saj, Kylie Jenner. Si në çdo foto tjetër ato shfaqen me look-un perfekt dhe me linjat tërheqëse trupore.
Vajzat kanë veshur trupore nga ku është zbuluar vetëm njëra ndër këmbët. Në këmbën e Kimit vihet re një detaj tejet i çuditshëm, duket qartë që ajo ka 6 gishta dhe jo 5. Menjëherë fansat ia kanë vënë në dukje dhe aludimet për përdorimin e fotoshopit kanë filluar.
“Më duket mua apo Kim ka 6 gishta? Ju lutem ta shpjegojë dikush. Jam shumë konfuze, i kam numëruar shumë herë”, ka komentuar dikush.
“Përse ke 6 gishta?”- ka shkruar një tjetër.
“Ai gishti i 6-të është ikonik”, “6 gishta motër?” , “Kthehuni pas në foton e 11 qershorit dhe ajo ka vetëm 5 gishta’ , “Kim e dashur përse ke 6-të gishta”, “Kim ka 6-të gishta?”, “Thjesht dua ta di SI? Si e vendos një gisht ekstra në këmbë gabimisht?”, kanë vijuar komentet dhe Kim nuk ka reaguar në lidhje me këtë çështje.












































