U arrestua dhe iu shemb restoranti pas skandalit me turistët spanjollë, zbulohen dënimet e mëparshme të Mihal Kokëdhimës/ Si i shpëtoi dy herë burgut?

0
286

Mihal Kokëdhima, pronari i bar-restorant ‘Panorma’ duket se paska qenë edhe më parë një emër problematik, sa i takon zbatimit të ligjit.

Prej ditësh, ai është arrestuar pas sulmit ndaj turistëve spanjollë, rast që më pas u bë publik edhe anë të videos që shpërndanë vetë të huajt.

Pas lajmit, rezultoi që restoranti, nga ku u larguan të pakënaqur me shërbimin grupi i spanjollëve, rezultoi se ishte pa leje, plot 2 mijë m/2 dhe sot prej mëngjesit IKMT ka nisur shembjen e tij.

Megjithatë, Kokëdhima ka patur edhe më parë probleme me ligjin, por i ka shpëtuar burgut.

Në vitin 2015 ai është proceduar për vjedhje të energjisë elektrike, por në fund të procesit gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me tre muaj heqje lirie dhe lënien e të pandehurit në liri me kusht për 18 muaj.

Një vit më pas ky vendim është pushuar nga Apeli në Vlorë në zbatim të ligjit për amnistinë të miratuar nga parlamenti.

Vendimi tjetër i dhënë nga gjykata ndaj Mihal Kokëdhimës lidhet pikërisht me restorantin ku ndodhi incidenti me turistët.

Me datën 26 qershor 2017, oficerët të policisë gjyqësore të stacionit të policisë Himarë janë njoftuar se në afërsi të këtij lokali po kryhej një ndërtim pa leje.

Në vendin ku po ndërtohej ky mur janë gjetur dy punëtorë që kanë deklaruar se janë punësuar nga ana e shtetasit Mihal Kokëdhima për ndërtimin e murit.

I pyetur rreth kësaj ngjarje Mihal Kokëdhima ka deklaruar se nuk ka marrë leje, por murin po e ndërtonte për  të penguar kalimin e bagëtive.

Gjykata e Vlorës e ka dënuar Kokëdhimën me 8 muaj burg për këtë vepër penale por më pas e ka pezulluar dënimin e tij duke e lënë në liri me kusht për 18 muaj. Ky vendim u la në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Vlorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here