Dua Lipa ka reklamuar parfumin e markës prestigjioze me në sfond Shqiponjën. Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa e tregon me krenari prejardhjen e saj. Pasi ka lancuar projektin e saj të fundit, ku është zgjedhur nga YSL (Yves Saint Laurent), për të reklamuar një parfum, këngëtarja ka zgjedhur që në sfond të përfshijë dhe shqiponjën.
Me shpendin e shqiponjës në njërën dorë, Dua Lipa na ka bërë dhe njëhërë krenarë nëpër botë, duke bërë pjesë të markës prestigjioze, simbolin shqiptar.