Ministrja tregon si janë blinduar burgjet…ZERO shanse për celularë apo shkelje gjatë takimeve me familjarët /FOTOT

0
376

 Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj thotë se siguria në burgje tashmë është në të tjera nivele dhe kjo falë fuqiziit të sistemit teknologjik të monitorimit me shërbimin me kamera 24 orë. Ministrja bën të ditur se në dy burgje në Shqipëri, në atë “Jordan Misja” njohur si 313-a dhe në të Peqinit, janë instaluar sistemet që bllokojnë valët telefonike, për të shmangur mundësinë e përdorimit të celularëve në mënyrë të jashtëligjshme nga të dënuarit. Kjo – thotë – ministrja, do të bëhet më tej në të gjitha burgjet e tjera. 

“Përmes investimeve që kemi kryer për fuqizimin e sistemit teknologjik në institucionet penitenciare në vend, kemi arritur rezultate pozitive sa i përket monitorimit, organizimit dhe mirëfunksionimit të brendshëm.

Këto mjete bashkëkohore që menduam t’i implementojnë në ambientet e burgjeve, kanë përmirësuar ndjeshëm kontrollin për elementët e sigurisë, sendet e ndaluara, kushtet e jetesë, kryerjen e shërbimeve, takimet me vizitorët, zbardhjen korrekte të ngjarjeve, zbatimin e orarit ditor, veprimtarinë e efektivëve të policisë, gatishmërinë e stafit dhe një sërë verifikimesh në përputhje me të gjitha të drejtat që i takojnë ligjërisht atyre që vuajnë dënimin.

Ndërkohë, shembulli me IEVP-të “Jordan Misja” dhe “Peqin” ku përmes instalimit të një sistemi të ri mundëm të bllokojmë valët e telefonisë celulare ne ambientet e brendshme, do të ndiqet hap pas hapi me të gjitha burgjet e tjera për të shmangur çdo tentativë për të komunikuar me botën e jashtme.

Edhe pse mundëm që t’i mbulojmë të gjitha IEVP-të me sistemin e monitorimit me kamera 24 orë, sistem skanerësh, sistem radio dhe sistem telefonik, sërish rritja më tej e sigurisë elektronike është një nga prioritetet të cilën do përpiqemi për ta shndërruar në një mekanizëm të pathyeshëm në të gjitha institucionet”, shkruan Gjonaj.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here