Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar sot sërish memorialin e vendosur në Tiranë, në nder të viktimave për atë që është cilësuar si grusht shteti në Turqi.
Ngjela teksa shprehet se ky memorial duhet shkulur urgjentisht, ka publikuar edhe pamjet e Aktivistëve të shoqërisë civile të cilët dolën në protestë kundër vendosjes së memorialit turk në Tiranë.
Ata kërkuan heqjen e këtij memoriali.
Kujtojmë këtu se vendosja e memorialit turk në Tiranë në përkujtim të 216 personave që humbën jetën gjatë grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin publik.