“Janë në shënjestër”, pasi u bllokuan 550 ton naftë në Ballsh, kryeministri Rama me dorë të fortë: Nuk do ndalemi asnjë orë!

0
288

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas bllokimit sot të 550 ton karburant jashtë standardeve gati për të dalë në treg, në rafinerinë e Ballshit.

“Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët”, paralajmëron Rama.

POSTIMI I PLOTE

KUSH MERRET ME NAFTE DUHET TE ZGJEDHE: O SIPAS LIGJIT O GODITJEN E LIGJIT–

550 ton karburant jashtë standardeve, gati për të dalë në treg, u bllokuan sot në rafinerinë e Ballshit–

Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë!

Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët.

Informaliteti në dëm të cilësisë është po aq i dëmshëm dhe i patorerueshëm, sa edhe informaliteti financiar në kurriz të konsumatorit e të shtetit!#ZeroTolerancë–ndaj abuzuesve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here