Carrie Symonds, partnerja e Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, raportohet se i është refuzuar viza për të hyrë në SH.B.A. për shkak të një udhëtimi pesë-ditor në Somaliland në Afrikën Lindore vitin e kaluar, një rajon me trazira të mëdha politike.
Symonds, e cila u zhvendos në “10 Doëning Street” kur Johnson u bë kryeministër në korrik, po shpresonte të vizitonte SH.B.A.-në ditët e ardhshme, si pjesë e rolit të saj këshilltare e një organizate jofitimprurëse mjedisore me qendër në SH.B.A.
Sidoqoftë, autoritetet amerikane kanë bllokuar hyrjen e saj, sipas Daily Mail. Gazeta raporton se gjatë udhëtimit të saj për vitin 2018 në Somaliland, një vend që nuk ka marrëdhënie diplomatike me SH.B.A., Symonds u takua me Muse Bihi Abdi, i vetë-deklaruari president i vendit, për të diskutuar mbi ndotjen e detit dhe gjymtimin e organeve gjenitale të grave.