Aksioni anti-kanabis ‘fundos’ 4 persona në Vlorë, të përfshirë edhe dy zyrtarët e Bashkisë Selenicë

0
331

Policia e Vlorë ka zhvilluar sot një operacion në disa fshatra të koduar “Beshishti”, ku  janë sekuestruar rreth 100 kubikë e fara kanabisi, por dhe 45 bimë të rritura.

Sirezultat i operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit  S. Z., 24 vjeç, banues në Vlorë;  D. H., 25 vjeç, banues në Llakatund; A. B., 34 vjeç, banues në Peshkëpi; P. K., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Po ashtu u preceduan dhe kryeplaku i fshatit Gjorm dhe Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni “Beshishti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni nga Komisariati i Policisë Vlorë. Në pranga 4 shtetas të dyshuar si autorë të tentativës për kultivim të kanabisit. Sekuestrohen fidanë dhe 100 kubikë të kultivuar me fara kanabis.

Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Gjormë dhe një inspektor i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë. Në kuadër të operacionit masiv për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë është finalizuar operacioni “Beshishti”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: • S. Z., 24 vjeç, banues në Vlorë; • D. H., 25 vjeç, banues në Llakatund; • A. B., 34 vjeç, banues në Peshkëpi; • P. K., 47 vjeç, banues në Vlorë;

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, pasi në pyllin e fshatit Beshisht, shërbimet e Policisë gjetën 45 fidanë kanabis të mbjella në tokë dhe 100 kubikë të kultivuar me fara kanabis .

Po nga kontrolli i territorit në zonën e Selenicës, në një zonë të pyllëzuar në Gjormë u gjetën gjatë operacionit masiv ditën e djeshme 40 fidanë kanabis. Në lidhje me këtë ngjarje, u proceduan penalisht për “Shpërdorim detyre” shtetasit: ▪ P. S., 49 vjeç, banues në fshatin Gjormë, me detyrë kryeplak i këtij fshati; ▪ A. V., 56 vjeç, banues në fshatin Gjormë, me detyrë inspektor i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë. Kontrolli masiv i territorit vijon.

Ndërkohë sot është zhvilluar një operacion antikanabis dhe në Tiranë, ku u arrestuar 2 persona. Po ashtu dhe gjatë ditës së djeshme Policia zhvilloi kontrole në disa qytete, por nuk pati rezultate pozitive, pasi u sekuestruan vetëm dhjetra rrënjë kanabis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here