Google search engine
Home Aktualitet Ua shpërthyen tritolin tek dera e banesës, policia zbardh dyshimet e rënda...

Ua shpërthyen tritolin tek dera e banesës, policia zbardh dyshimet e rënda mbi ngjarjen që tronditi Kamzën: Kemi identifikuar autorin!

0
319

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës në një banesë në Kamëz. Sipas informacioneve mësohet se një sasi tritoli ka shpërthyer në derën e banesës së Gjergji Kolës

Fatmirësisht asnjë prej familjarëve nuk ka qenë në shtëpi dhe nuk ka të lënduar. Sipas informacioneve dyshohet se shkaku i këtij sulmi me eksploziv ka ardhur si pasojë e konflikteve të mundshme familjare që Gjergj Kola ka patur. Ndërkohë policia e shtetit ka zbuluar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

NJOFTIMI I PLOTË

Më datë 19.08.2019, rreth orës 22:14, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në Kamëz, në oborrin afër derës së banesës së shtetasit Gj. K, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka patur njeri. Pas veprimeve të para hetimore Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon per kapjen e tij. Per arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhënat e tij. Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here