Moderatori i njohur i emisionit “Me Bledin”, Bledi Strakosha ka qenë gjithnjë i rezervuar për jetën private, por në një intervistë për “Edicioni veror”, ai ka zbuluar se është lënduar nga dashuria.
“Në këtë pikë të jetës beson tek miqësia, tek dashuria?”, e pyeti prezantuesja Genta Hodo. “Jo”, u përgjigj prerë Bledi.
“Unë kam patur histori shumë të bukura dashurie dhe të dyanshme se problemi kryesor i dashurisë është kur është e njëanshme. Aty lëndohesh, aty të shkatërrohet jeta se unë jam dhe natyrë e ndjeshme. Kam patur dhe miqësi shumë të mira, por vjen një moment që të zhgënjejnë, të vetmit që s’të zhgënjejnë janë familjarët dhe qentë. Edhe ne zhgënjejmë se jemi qenie njerëzore, jemi altruistë, por edhe egoistë. Me moshën bëhesh një natyrë e vështirë, bëhet e vështirë të zgjedhësh miq të rinj, bëhet e vështirë të vendosësh për dashurinë. Unë jetoj vetëm dhe jam mësuar vetëm. Kjo ma vështirëson shumë që ta pasuroj jetën time me persona të tjerë”, u shpreh Bledi.











































