Fondacioni jofitimprurës Global Earthquake Model, që është me seli në Itali, ka prezantuar hartën e re të tërmeteve në gjithë botën.
Sipas GEM janë disa zona në të gjithë botën, nga të cilat dhe në Shqipëri, Itali e Greqi që kanë rrezikshmëri të lartë nga tërmetet.
Hartat, që janë produkt i një pune kërkimore shumë vjeçare dhe rinovohen thuajse çdo një vit, zbulojnë se cilat zona të botës janë më të ekspozuara ndaj tërmeteve.